Agjencia e Menaxhimit Emergjent: 15 vatra aktive zjarri në sipërfaqe të hapura fushore dhe malore në Kosovë - Gazeta Express
string(78) "ame-15-vatra-aktive-zjarri-ne-siperfaqe-te-hapura-fushore-dhe-malore-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

08/07/2025 14:43

Agjencia e Menaxhimit Emergjent: 15 vatra aktive zjarri në sipërfaqe të hapura fushore dhe malore në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

08/07/2025 14:43

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka bërë të ditur se aktualisht janë 15 vatra aktive të zjarrit në sipërfaqe të hapura fushore dhe malore.

Ka dëme materiale, mirëpo nuk ka persona të lënduar.

AME bën thirrje që qytetarët të shmangin ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura dhe të raportojnë për cdo vatër të dyshuar.

Vatrat aktive ndodhen në:

Komuna Mitrovicë në fshatin Rashan

Komuna e Skenderajt në fshatin Llaushe, zjarr aktiv ku u intervenua nga Njësia Profesionale e Zjarrfikës dhe Shpëtimit (NJPZSH) dhe Policia e Kosovës Skenderaj, deri sa me koordinimin e Agjencisë Menaxhimit Emergjent është ofruar ndihma edhe nga ajri me helikopter,nga kapacitetit i  KFOR-it.

Komuna e Ferizajt në fshatin Burrnik

Komuna e Gjakovës në fshatin Shkukëz

Komuna e Klinës në fshatin Ujmir zjarr aktiv, pjese malore e vështirë e qasshme për zjarrfikës nga toka

Komuna e Leposaviqit në fshatin Trebice, zjarr  aktiv të konfirmuara nga Qendra Operative Emergjente e Agjencisë (QOE 112 Gjilan):

Komuna e Podujevës ne fshatrat Batllavë, Belloshë, Hërticë katër (4) zjarre aktive;

Komuna e Novobërdës ne fshatin Jesenovik;

Nga dita paraprake, dt.07 Korrik 2025 Zjarret e mëdha të cilat janë lokalizuar, janë:

Komuna e Malishevës

Komuna e Shtimes

Komuna e Podujevës