Më 10 korrik, fillon festivali “EtnoFest” në fshatin Kukaj siç mbahet tash e disa vite në të njëjtin lokacion.
Nga data 10 deri më 20 korrik fshati shndërrohet në qendër arti e kulture, duke pritur shfaqje teatrale, ekspozita arti dhe koncerte.
Rreth Festivalit
Çdo gjë fillon në fitin 2009 kur në fshatin Kukaj (një fshat me vetëm tre shtëpi banimi) xhirohej filmi “Gomarët e Kufirit” ku pas përfundimit të xhirimeve, aktori Bislim Muçaj, i mrekulluar nga pamjet magjike të këtij fshati të braktisur e blen një shtëpi rrënojë dhe e fton shokun e tij, profesorin e artit skenik, Fadil Hysaj që ta vizitojë këtë fshat. I maxhepsur me bukurinë e këtij fshati Fadil Hysaj e blen një tokë me shtëpi të cilën e veshë me gurë, ndërsa shtëpinë e vjetër që përdorej si ahur për kafshë në vitin 2010 do ta ktheje në Etno Teatrin e parë në Kosovë, ku me 26 maj 2010 do të jepet premiera e shfaqjes << Dardha pas bunarit >> e Arta Arifit, në regji të Iliriana Arifit. Rregullimi i oborrit, duke e respektuar reliefin kodrinor, imponuan kriimin e kaskadave të cilat, i dhanë formën dhe idenë e ndërtimit të një amfiteatri të ardhshëm në të cilin në shtator të vitit 2011 do të fillojë ngjarja më e madhe kulturore ETNO FEST, festivali i Arteve dhe Kulturës Tradicionale. Në ndërkohë në vitin 2010 është blerë nga mjeku Ilaz Hysaj shtëpia më e vjetër e kësaj ane e cila pas renovimit do të shërbejë gjatë festivalit si vend autokton për biseda odash, promovime librash, etno performanca, ekspozita dhe shfaqje teatrore.