Kryetari i Asamblesë, Fehmi Kupina garon në zgjedhjet lokale me ‘‘Lidhja e Prishtinës’’: Do të jemi zëri i qytetarëve - Gazeta Express
string(111) "kryetari-i-asamblese-fehmi-kupina-garon-ne-zgjedhjet-lokale-me-lidhja-e-prishtines-do-te-jemi-zeri-i-qytetareve"

Lajme

Gazeta Express

08/07/2025 13:20

Kryetari i Asamblesë, Fehmi Kupina garon në zgjedhjet lokale me ‘‘Lidhja e Prishtinës’’: Do të jemi zëri i qytetarëve

Lajme

Gazeta Express

08/07/2025 13:20

Fehmi Kupina, kryetar i kuvendit komunal në komunën e Prishtinës, ka bërë të ditur në zgjedhjet lokale të tetorit ai do të garojë me iniciativën qytetare ‘‘Lidhja e Prishtinës’’. I njëjti, ka shkruar se ata që janë bashkuar në këtë iniciativë, janë bërë bashkë për të ruajtur traditën dhe ta ndërtojnë të ardhmen.

Po ashtu, Kupina ka deklaruar edhe se lista në fjalë është më e mira për kuvendin komunal.

Postimi:

Të dashur qytetarë të Prishtinës,

Sot po e bëjmë publike iniciativën qytetare  “Lidhja e Prishtinës”.

Në Lidhjen e Prishtinës jemi bërë bashkë gra dhe burra, profesionistë e aktivistë të komunitetit, që e duam Prishtinën, dhe që ndajmë të njejtin vizion për Prishtinën.

Jemi bërë bashkë që t’a ruajmë traditën dhe t’a ndërtojmë të ardhmen. Jemi bërë bashkë që ta bëjmë Prishtinën vend më të mirë për fëmijët tanë. 

Me listën më të mirë për Kuvendin Komunal do të jemi zëri i qytetarëve aty ku merren vendimet më të rëndësishme në sy të qytetarit e jo prapa dyerve të mbyllura.

Dhe këtë nuk do ta bëjmë vetëm. Do ta bëjmë bashkë me Ju, për Ju.

Na priftë e mbara.