Mbappé i gatshëm për sfidën speciale, do të jetë e para kundër “ish”-ave të PSG-së - Gazeta Express
string(79) "mbappe-i-gatshem-per-sfiden-speciale-do-te-jete-e-para-kunder-ish-ave-te-psg-se"

Futboll

Gazeta Express

08/07/2025 12:38

Mbappé i gatshëm për sfidën speciale, do të jetë e para kundër “ish”-ave të PSG-së

Futboll

Gazeta Express

08/07/2025 12:38

Kylian Mbappé është i gatshëm. Pasi mungoi në fazën e grupeve të Botërorit të Klubeve shkaku i një problemi shëndetësor, i cili bëri që ai t’i humb 4-5 kilogramë, ylli francez e ka gjetur formën më të mirë fizike pikërisht para ndeshjes mes Real Madridit dhe Paris Saint-Germainit, e cila do të luhet nesër mbrëma duke filluar nga ora 21:00.

Një duel special për përfaqësuesin francez, e cila e shënon edhe përballjen e tij të parë me ish-skuadrën e tij, shkruan “Gazeta Express”.

Kundër Juventusit dhe Borussia Dortmundit, Mbappé luajti më pak se 20 minuta, ndërsa shënoi gol të jashtëzakonshëm me gjysmë-gërshërë në çerekfinale të kësaj gare.

Mbappe e ka rikthyer tashmë peshën që e kishte para infeksionit dhe po ushtron normalisht me ekipin.

Trajneri Xabi Alonso ka thënë se lojtari nuk është ende 100%, por që po i afrohet dita-ditës.

Kjo njëherësh konsiderohet si një finale para finales pasi skuadra që do të shkojë në finale shihet si favorite karshi Chelseat ose Fluminenses. /Gazeta Express