Lirohet nga qelia Ervin Salianji - Gazeta Express
string(32) "lirohet-nga-qelia-ervin-salianji"

Shqiperi

Gazeta Express

08/07/2025 12:36

Lirohet nga qelia Ervin Salianji

Shqiperi

Gazeta Express

08/07/2025 12:36

Gjykata e Fierit ka vendosur lirimin me kusht të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

Vendimi u mor pasi prokurori i çështjes dha pëlqimin për këtë masë, ndërsa shërbimi i provës dhe Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Fier paraqitën raporte pozitive në lidhje me sjelljen dhe rrethanat e Salianjit.

Kujtojmë se më 26 shtator 2024, Gjykata e Apelit vendosi dënimin me një vit burg për Salianjin, me akuzën e “kallëzimit të rremë”, në lidhje me denoncimin e bërë ndaj Geron Xhafës, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.