Haxhiu reagon pas Sveçlës: Dje është kryer autopsia e Agon Zejnullahut, IML s'kanë dorëzuar raport preliminar - Gazeta Express
string(139) "haxhiu-reagon-pas-svecles-me-kritika-ndaj-institutit-te-mjekesise-ligjore-dje-eshte-kryer-autopsia-e-agon-zejnullahut-skane-dorezuar-raport"

Lajme

Gazeta Express

08/07/2025 12:47

Haxhiu reagon pas Sveçlës: Dje është kryer autopsia e Agon Zejnullahut, IML s’kanë dorëzuar raport preliminar

Lajme

Gazeta Express

08/07/2025 12:47

Ministrja në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka reaguar për vdekjen e Agon Zejnullahut derisa ishte prangosur nga Policia.

Ajo ka thënë se dje është kryer autopsia e të ndjerit dhe se IML ende nuk ka dorëzuar asnjë raport preliminar për këtë rast.

“Me urdhëresë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dje është kryer autopsia e të ndjerit Agon Zejnullahu. IML është duke bërë përpjekje maksimale për të kryer sa më shpejt edhe analizimin histopatologjik dhe toksikologjik të mostrave indore të marra gjatë autopsisë në mënyrë që të përfundojë sa më shpejt raporti i autopsisë. Instituti i Mjekësisë Ligjore ende nuk ka dorëzuar asnjë raport preliminar për këtë rast.”