Eurodeputetët do të debatojnë mbi draft-raportin e Waitz për RMV-në - Gazeta Express
string(67) "eurodeputetet-do-te-debatojne-mbi-draft-raportin-e-waitz-per-rmv-ne"

Maqedoni

Gazeta Express

08/07/2025 12:31

Eurodeputetët do të debatojnë mbi draft-raportin e Waitz për RMV-në

Maqedoni

Gazeta Express

08/07/2025 12:31

Eurodeputetët do të debatojnë sot (8 korrik) mbi Draft-Raportin nga eurodeputeti austriak Thomas Waitz pas raporteve të Komisionit Evropian mbi vendin për vitet 2023 dhe 2024, transmeton Portalb.mk. 

Në raportin e Waitz thuhet se Parlamenti Evropian përsërit mbështetjen e tij të plotë për angazhimin e vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm të Maqedonisë së Veriut për t’u bashkuar me BE-në dhe ndryshimet e nevojshme transformuese të nevojshme për të përmbushur kriteret e pranimit, vlerëson angazhimin e vendit për integrimin evropian dhe inkurajon përpjekjet e vazhdueshme për të çuar përpara reformat në përputhje me BE-në, pavarësisht sfidave dhe pengesave që kanë vënë në provë durimin dhe besimin e shoqërisë maqedonase. 

Miratimi i Raportit për Maqedoninë e Veriut nga Komiteti i Punëve të Jashtme (AFET) në Parlamentin Evropian ka ngjallur reagime të reja në Sofje dhe Shkup.

E para ankohet se amendamentet e tyre janë lënë pas dore, e dyta nuk është e kënaqur, pasi sipas Shkupit, Bullgaria përpiqet të krijojë një komb të ri modern maqedonas dhe se ky është vetëm fillimi i një procesi që nuk ka fund.

As “modern” dhe as maqedonase, tre grupet politike në Parlamentin Evropian thuhet se kanë rënë dakord për draftin,  për të miratuar raportin e progresit për Maqedoninë duke fshirë pjesët mbi gjuhën maqedonase dhe identitetin maqedonas.

Siç raportoi BGNES, dhe konfirmuar nga eurodeputeti bullgar Andrei Kovaçev, kështu po zgjidhet mosmarrëveshja mbi çështjet e identitetit në raportin e raportuesit për Maqedoninë, Thomas Weitz. Marrëveshja u arrit midis PPE-së, Socialistëve dhe Social Demokratëve dhe Rirpërtëri Evropën.

“Nezavisen Vesnik” publikoi detaje të dokumentit të propozuar për miratim. Sipas ndryshimeve të reja, siç shkruan “Nezavisen”, raportuesi Thomas Weitz devijon ndjeshëm nga qëndrimet fillestare, kështu që raporti nuk të ketë njohje të “gjuhën dhe identitetin maqedonas”.   

Kryeministri Hristijan Mickoski ka thënë se identiteti maqedonas dhe gjuha maqedonase po fshihen nga Raporti i PE në mënyrë talibane. Siç tha ai, “edhe një herë, është vërtetuar në skenën publike se problemi nuk është përfshirja e vetëm disa qindra bullgarëve në Kushtetutë, por se problemi është shumë më i thellë”. 

Drafti i raportit të progresit për vendin për vitin 2023 dhe 2024, i përgatitur nga eurodeputeti Weitz, duhej të ishte në seancën e 4 qershorit të AFET, por u shty për më 24 qershor. Dokumenti thekson nevojën për të ruajtur vrullin dhe vëren se vendi vazhdon të demonstrojë angazhim për integrimin evropian dhe përafrimin me politikat e BE-së. Në të njëjtën kohë, ai bën thirrje për përparim të shpejtë në negociatat dhe zbatimin e ndryshimeve kushtetuese.

Përndryshe, Maqedonia e Veriut duhet t’i bëjë ndryshimet kushtetuese për të vazhduar rrugën drejt BE-së. Ndryshimi kushtetutës përfshin shtimin e bullgarëve dhe etnive tjera në Kushtetutë.

Kjo vjen si rezultat i asaj që Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, pas miratimit të propozimit francez të cilin Maqedonia e Veriut e miratoi më 16 korrik 2022.

Propozimi atë kohë u votua në parlament pa pjesëmarrjen e opozitës së atëhershme e cila tani është në pushtet.

Ndryshimi i Kushtetutës kërkon shumicë prej dy të tretash dhe negociatat me BE-në nuk do të fillojnë derisa të bëhen këto ndryshime.