Peci e çon Kurtin në arat e "tifozit" të GUXO-s, Xhemë Beqiraj, presin e hanë edhe bostan - Gazeta Express
string(85) "peci-e-con-kurtin-ne-arat-e-tifozit-te-guxo-s-xheme-beqiraj-presin-e-hane-edhe-bostan"

Lajme

Gazeta Express

08/07/2025 12:23

Peci e çon Kurtin në arat e “tifozit” të GUXO-s, Xhemë Beqiraj, presin e hanë edhe bostan

Lajme

Gazeta Express

08/07/2025 12:23

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Bujqësisë, Faton Pecin, sot kanë qëndruar në Suharekë ku kanë ndjekur nga afër korrjen e grurit në arat e fermerit suharekës, Xhemë Beqiraj.

Beqiraj ishte kujdesur që për Kurtin e Pecin të sillte dhe dy bostanë, të cilët kreu i LVV-së e bashkëkryetari i GUXO-së, i kanë prerë e shijuar.

Xhemë Beqiraj në vitin 2023 figuron si përfitues i një granti prej 100 mijë euro. Në vitin 2024 ai është parë në tubimin e GUXO-s në Suharekë, kur kjo parti kishte themeluar degën.