Aksidentohet një minibus në rrugën Gjakovë-Klinë, tre të lënduar - Gazeta Express
string(63) "aksidentohet-nje-minibus-ne-rrugen-gjakove-kline-tre-te-lenduar"

Lajme

Gazeta Express

08/07/2025 11:04

Aksidentohet një minibus në rrugën Gjakovë-Klinë, tre të lënduar

Lajme

Gazeta Express

08/07/2025 11:04

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident në fshatin Mrasor, në rrugën Gjakovë- Klinë, ku tre persona kanë pësuar lëndime.

Lajmin e ka konfirmuar për Express zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 07:45, jemi njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Mrasor, në rrugën Gjakovë-Klinë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ku dyshohet se drejtuesi i një automjeti (minibus), gjatë lëvizjes, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vetaksidentuar. Si pasojë e aksidentit, tre persona janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka ai.