Drita e nis sonte aventurën evropiane në Champions - Gazeta Express
string(50) "drita-e-nis-sonte-aventuren-evropiane-ne-champions"

Futboll

Gazeta Express

08/07/2025 10:46

Drita e nis sonte aventurën evropiane në Champions

Futboll

Gazeta Express

08/07/2025 10:46

Ekipet kosovare do të rikthehen në aksion në këtë mesjavë pas pushimit disajavor që nga përfundimi i sezonit 2024/25 në Superligë.

Katër skuadra do ta përfaqësojnë futbollin kosovar në Evropë, ndërsa do të paraqiten në tri garat evropiane, Liga e Kampionëve, Liga e Evropës dhe Liga e Konferencës.

Kampionia Drita do të luajë në rrethin e parë kualifikues të Championsit, shkruan “Gazeta Express”.

Gjilanasit do të përballen sonte me ekipin nga Luksemburgu, Differdange 03, ndeshje kjo që do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Bardhekaltrit do të mundohen të krijojnë epërsi solide në duelin që do të nisë prej orës 20:00 për të qenë më të qetë në ndeshjen e kthimit.

Ndërkohë, Prishtina si fituese e Kupës do të paraqitet në Europa League dhe në mesjavë do të ketë punë me Sheriff Tiraspolin në rrethin e parë kualifikues.

Ndërkaq, Malisheva, si e treta e renditur në Superligë në edicionin e fundit, do të luajë në rrethin e parë kualifikues të UEFA Conference League, ndërsa do të ketë punë me ekipin islandez, Vikingur.

Ndeshja e parë do të luhet këtë të enjte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kurse, Ballkani do të luajë në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës dhe rrjedhimisht në xhiron e parë do të pushojë. /Gazeta Express