Arrestimi i pesë policëve për "Vrasje nga Pakujdesia" në Lipjan, Prokuroria: S'mund të japim më shumë detaje, dëmtohen hetimet - Gazeta Express
string(120) "arrestimi-i-pese-policeve-per-vrasje-nga-pakujdesia-ne-lipjan-prokuroria-smund-te-japim-me-shume-detaje-demtohen-hetimet"

Lajme

Gazeta Express

08/07/2025 9:22

Arrestimi i pesë policëve për “Vrasje nga Pakujdesia” në Lipjan, Prokuroria: S’mund të japim më shumë detaje, dëmtohen hetimet

Lajme

Gazeta Express

08/07/2025 9:22

Pesë policë u arrestuan për veprën penale “Vrasje nga Pakujdesia” për rastin e arrestimit të 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në Lipjan, i cili dyshohej se po sulmonte me veturë kalimtarët në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan.

Prokuroria Themelore në Prishtinë në një përgjigje për Gazetën Express ka konfirmuar arrestimin e policëve, por refuzoi të japë më shumë detaje meqë tha se mund të dëmtohet integriteti i hetimeve.

“E konfirmoj se janë arrestuar pesë zyrtar policor për veprën penale ”Vrasje nga pakujdesia” nga neni 175 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Për momentin nuk mund të ofrojmë më shumë detaje sepse mund të dëmtojmë integritetin e hetimeve”, tha prokuroria në përgjigje.

Rasti i vdekjes së 27-vjeçarit tashmë është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

Pas thirrjes së qytetarëve, njësitë policore kanë ndërhyrë duke e arrestuar atë. Gjatë ndërhyrjes, atij iu vendosen prangat. Policia raporton se përkundër përpjekjeve të ekipit mjekësor, 27‑vjeçari ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.