Ende vazhdon kalimi në mënyrë të alternuar për automjetet për udhëtarë në të dy drejtimet, njofton Qendra për Menaxhim me Kriza, transmeton TV21.
Për automjetet e rënda transportuese vlen ndalim i plotë i qarkullimit.
Kufiri në mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut ishte mbyllur për shkak të zjarreve të mëdha. Por, ai u hap më pas përveçse për automjetet e rënda.