Futbollisti i Differdange: Drita është favorite, por ne nuk kemi frikë - Gazeta Express
string(68) "futbollisti-i-differdange-drita-eshte-favorite-por-ne-nuk-kemi-frike"

Sport

Gazeta Express

07/07/2025 22:20

Futbollisti i Differdange: Drita është favorite, por ne nuk kemi frikë

Sport

Gazeta Express

07/07/2025 22:20

Në prag të përballjes mes Dritës dhe Differdange, ka folur edhe futbollisti i skuadrës mysafire, Kevin D’Anzico, i cili ka theksuar se edhe pse skuadra gjilanase është favorite, ekipi i tij është i përgatitur dhe nuk ka frikë nga sfida që i pret.

“Ne jemi shumë mirë të përgatitur, duam të bëjmë më të mirën nesër,” deklaroi D’Anzico, duke shprehur bindjen se Differdange do të japë maksimumin në fushë.

D’Anzico pranoi se Drita ka epërsinë në letër, por theksoi se Differdange vjen me besim dhe synime të qarta.

“Kundërshtari është favorit padyshim, por nuk jemi të trembur. Jemi ekip i fortë poashtu. Nesër një barazim do ishte i mirë për ne,” tha ai.

Deklaratat e lojtarit dhe trajnerit të Differdange e bëjnë të qartë se skuadra nga Luksemburgu vjen në Prishtinë me synime serioze, duke paralajmëruar një ndeshje të fortë dhe të balancuar./GazetaExpress/