Trajneri i Differdange i çon ‘selam’ Dritës: Nuk kemi ardhur për pushime - Gazeta Express
string(69) "trajneri-i-differdange-i-con-selam-drites-nuk-kemi-ardhur-per-pushime"

Sport

Gazeta Express

07/07/2025 22:00

Trajneri i Differdange i çon ‘selam’ Dritës: Nuk kemi ardhur për pushime

Sport

Gazeta Express

07/07/2025 22:00

Para përballjes në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, trajneri i ekipit të Differdange, Pedro Silva, ka dhënë një deklaratë të qartë dhe paralajmëruese për kampionen e Kosovës, Dritën.

Ai theksoi se skuadra e tij nuk e ka marrë lehtë këtë përballje dhe ka bërë përgatitje serioze për sfidën.

“Ne kemi bërë analizë të Dritës nga disa ndeshje të sezonit të kaluar dhe e kemi parasysh çfarë duhet të bëjmë. Drita është favorite, por nuk kemi ardhur për pushime,” tha Silva, duke lënë të kuptohet se ekipi i tij është i vendosur për një rezultat pozitiv.

Ai po ashtu konfirmoi se skuadra është në gjendje të mirë dhe e gatshme për sfidën.

“Ne jemi gati për nesër. E kemi analizuar kundërshtarin si ekip, jo individualisht. Jemi të kompletuar si ekip, kemi vetëm një mungesë (Borges),” u shpreh trajneri portugez.

Ndeshja pritet të jetë një duel interesant mes një Drite të përgatitur dhe një Differdange të motivuar që synon të befasojë.

Ndeshja nis nga ora 20:00 dhe luhet në “Fadil Vokrri”./GazetaExpress/