Merr flakë autobusi i linjës Tiranë-Kamëz - Gazeta Express
string(41) "merr-flake-autobusi-i-linjes-tirane-kamez"

Shqiperi

Gazeta Express

07/07/2025 15:00

Merr flakë autobusi i linjës Tiranë-Kamëz

Shqiperi

Gazeta Express

07/07/2025 15:00

Një autobus i linjës Tiranë-Kamëz është përfshirë nga flakët paraditen e sotme.

Zjarri është shfaqur fillimisht në pjesën e motorit, duke përhapur panik te pasagjerët.

Për fat të mirë nuk ka të lënduar.

Në vendngjarje mbërritën zjarrfikëset e Kamzës, të cilat neutralizuan flakët ndërsa po hetohen shkaqet.