Ja disa super ide për këtë javë  - Gazeta Express
string(31) "ja-disa-super-ide-per-kete-jave"

Arte

Gazeta Express

07/07/2025 13:45

Ja disa super ide për këtë javë 

Arte

Gazeta Express

07/07/2025 13:45

Java e re me plot propozime t’llojllojshme, prej muzikës elektronike e deri në rock e blues, prej stripave të vizatum deri n’modë urbane, prej gastronomisë në kinema verore. Monday Marks is here!

Jemi n’pikë të verës, diaspora veç sa s’na ka ardhë, pejsazhi prej Prishtinës kah Prizreni e deri n’Tiranë veç ja nis mu djegë, jo veç prej vapës, por prej aktiviteteve që po vijnë si valë të pandalshme n’kulturë, muzikë, film, modë e letërsi. Këtë javë, po ju sjellim një përzimje përjetimesh të kurume nga na e që mundeni me i përjetu në qytet. Nëse i lëshoni, fajin mos ja leni nxehtit.

Në Prizren, Rock & Blues Festival po kthehet me zhurmë të bukur në një lokacion të pazakontë – qendra teknologjike në ish-bazën e KFOR-it gjerman. Nga Jericho te Stanley Jordan Quartet, nga Minatori te Queenmania – tri net që bashkojnë nostalgjinë dhe tingujt ndërkombëtarë. Në Prishtinë, PriBeatsshtrinë natën në E.d.h.e me 12 orë muzikë që shkon prej Renzos te Jonny N Travis e deri te agimi me Lekën. E nëse të nevojitet një tjetër dimension i natës, RE:FORM Pre-Party e sheh Grand Hotelin si një tunel për zana të ardhshëm, me Christian Duka, Ivana Dragsic dhe RT.

Për ma shumë butësi e tinguj të ngrohtë, shkoni në Tuttovino, ku të enjten Erleta sjell një set veç me vinyl – pa laptop, pa algoritëm – veç tinguj të zgjedhun mirë. Ndërsa në Tiranë, një përvojë tjetër e thellë: Java Kulturore Egjiptiane që sjell vallëzime, ushqim, kinema dhe aromë të piramidave dhe lumit Nil në zemër të Ballkanit.

Filmat s’kanë me mungu – PriGlobal kthehet në e.dh.e me një seri të re të projeksioneve nën yje: Holandë, Poloni, Gjermani – gjithçka që nuk gjen në Netflix. Nëse s’din çka me veshë për krejt këto netë – Studio Barrier veç e ka përgjigjen. Me tesha që duken sikur janë dizajnume për trotuaret dhe klubet e Prishtinës, kjo studio po krijon një stil që osht njëkohësisht urban, i freskët dhe me premje precize, boll t’gjana për flladitje të trupit. E për ata që dojnë me gjetë një hobi të ri, Altin Ibrahimi pe mban një punëtori në Europe House, ku msoni qysh me pesë vizatime m’i shëndrru në tregim të plotë. Vizatimi nuk osht për fëmijë, osht për çdo njeri që ka nëj rrëfim që i sillet n’kry. E nëse preferoni m’i lexoni historitë, e jo m’i vizatu, merreni stripin “Josephine Baker”nga Catel & Bocquet. Nuk osht ky veç libër, por manifest i rezistencës, guximit dhe bukurisë pa kompromis.

Kjo është java. Merreni qysh ta doni, po mos rrini n’shtëpi. Ishmenada!

https://open.substack.com/pub/suzannepodcast/p/monday-marks-8-korrik-648?r=2yt6qb&utm_medium=ios