Foshnja vdiq gjatë lindjes, Prokuroria në Gjakovë: Po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme - Gazeta Express
string(82) "foshnja-vdiq-gjate-lindjes-prokuroria-po-ndermerren-te-gjitha-veprimet-e-nevojshme"

Lajme

Gazeta Express

07/07/2025 12:23

Foshnja vdiq gjatë lindjes, Prokuroria në Gjakovë: Po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme

Lajme

Gazeta Express

07/07/2025 12:23

Në raportin 24 orësh, Policia ka njoftuar se në Gjakovë një foshnjë ka vdekur gjatë procesit të lindjes.

“HETIM I VDEKJES- Gjakovë / 06.07.2025 – 12:30. Është raportuar se gjatë procesit të lindjes një foshnje ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti po hetohet nga ekipet relevante.”

Prokuroria Themelore në Gjakovë, në një përgjigje për Gazetën Express ka thënë se rasti po hetohet si “Hetim i vdekjes” dhe se po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast.

“Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se është inicuar rast i hetimit të vdekjes. Prokurori i Shtetit, në koordinim me Policinë e Kosovës, janë duke i ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast.”