Deklarata se tërhiqet nëse s'i merr 61 vota në votim të fshehtë, Haxhiu: Ishte qëndrim i imi, është respektuar nga VV - Gazeta Express
string(113) "deklarata-se-terhiqet-nese-si-merr-61-vota-ne-votim-te-fshehte-haxhiu-ishte-qendrim-i-imi-eshte-respektuar-nga-vv"

Lajme

Gazeta Express

07/07/2025 11:44

Deklarata se tërhiqet nëse s’i merr 61 vota në votim të fshehtë, Haxhiu: Ishte qëndrim i imi, është respektuar nga VV

Lajme

Gazeta Express

07/07/2025 11:44

Kandidatja e VV’së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, është deklaruar para mediave pas dështimit të 43’të për konstituimin e kuvendit.

“Kishim edhe një seancë ku sërish opozita refuzoi të merr pjesë në votim. Ndoshta duhet me i trajtu edhe argumentet e opozitës se pse po vepron kësisoj. Ata thonë që e kemi ndryshuar rendin e ditës, kjo nuk qëndron, kryesuesi i seancës në përpikëri, ashtu siç shkruan në rregullore i është përmbajtur rendit të ditës dhe tani kemi mbetur te pika e  tretë. Edhe aktgjykimi i fundit Kushtetueses konfirmon që nuk ka pasur ndryshim të rendit të ditës.”

Ajo tha se në seancë konstituive nuk lejohet debat.

Haxhiu përsëriti deklaratën se nëse nuk i merr 61 vota në votim të fshehtë, tërhiqet. Për këtë, Haxhiu tha se ishte qëndrimi i saj dhe se është respektuar nga VV.

“Së pari ne kemi një komision që po përpiqemi ta formojmë që 35 herë. E dyta është e drejta e VV të bëjë propozimin për kryetar të kuvendit, nëse ne pranojmë që të tjerët të na përcaktojnë emrin e kryetarit të kuvendit, kjo bie ndesh me vullnetin e popullit. Kushtetuesja nuk ka vendosur një kriter se sa herë duhet të kandidojë një kandidat, e rëndësishme është që nëse në votim të fshehtë nuk i kam 61 vota,  kam thënë që tërhiqem. Ka qenë qëndrim i njëanshëm i imi, por që është respektuar nga VV”, tha ajo.