Ka dështuar për herë të katërdhjetetretë “përpjekja” për konstituimin e Kuvendit.
Nga 99 deputetë sa ishin në sallë, vetëm 55 deputetë votuan për komisionin e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Pasi Albulena Haxhiu dështoi disa herë me radhë që t’i merrte 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryeparlamentare, LVV-ja po e hedh në votim çdo dy ditë propozimin për formimin e një komisioni për votim të fshehtë, i cili gjithashtu nuk po i merr votat e nevojshme.
Kryesuesi i seancës konstitituive, deputeti i LVV-së, Avni Dehari, ua ndali fjalën përfaqësuesve të partive politike, pasi i ftoi t’i propozonin emrat për anëtarë të komisionit.
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi tha: “Në emër të Partisë Demokratike të Kosovës dhe në emër të përgjegjësisë ndaj qytetarëve që na kanë votuar, ju ftoj, i nderuar kryesues, që ta ushtroni detyrën tuaj pa anshmëri, me integritet…”.
Fjala iu ndal shpejt.
“Regjia le t’ia ndalë mikrofonin, ju lutem”, porositi Dehari.
Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, kërkoi kthim në “kornizën kushtetuese”.
Kthehuni në kornizën kushtetuese. Ta tejkalojmë këtë show, këtë cirk politik”.
Edhe atij, Dehari ia ndali fjalën me shpejtësi.
Ndërsa deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ironizoi sërish duke e propozuar Albin Kurtin për anëtar të komisionit për votim të fshehtë.
NJOFTIM PËR TË GJITHË KREDITORËT DHE PRONARËT E NDËRMARRJEVE TË VENDOSURA NË PROCESIN E LIKUIDIMIT NGA AGJENCIA KOSOVARE E...