Përplasja vazhdon: Trump thotë se Musk ka “dalë plotësisht nga binarët”, pas krijimit të partisë së re - Gazeta Express
string(98) "perplasja-vazhdon-trump-thote-se-musk-ka-dale-plotesisht-nga-binaret-pas-krijimit-te-partise-se-re"

Lajme

Gazeta Express

07/07/2025 11:01

Përplasja vazhdon: Trump thotë se Musk ka “dalë plotësisht nga binarët”, pas krijimit të partisë së re

Lajme

Gazeta Express

07/07/2025 11:01

Presidenti amerikan Donald Trump, ka reaguar pas themelimit të partisë së re politike të Elon Musk “America Party”. Përmes një postimi në Truth Social, Trump e ka cilësuar si “qesharake” idenë e Musk për krijimin e partisë së re.

“Unë mendoj se është qesharake të nisësh një parti të tretë. Gjithmonë kemi pasur një sistem dypartiak dhe krijimi i një partie të tretë thjesht shton konfuzion,” ka thënë Trump.

Dijmë pas disa javësh spekulimesh, gjatë fundjavës Musk njoftoi përmes X se e kishte themeluar partinë “America Party”, e cila synon të sfidojë dy partitë e tjera – republikane dhe demokrate.

Kujtojmë se Trump dhe Musk dikur ishin aleatë të ngushtë, me miliarderin që udhëhoqi dikur edhe Departamentin për Efiçiencën e Qeverisë (DOGE), një strukturë që kishte për detyrë të ulte shpenzimet federale. Megjithatë, Musk ka qenë vazhdimisht kritik ndaj politikave që rrisin borxhin kombëtar amerikan – diçka që bëhet e mundur me projekligjin e ri të Trump.

Të dielën, Musk deklaroi se edhe pse partia e re mund të mbështesë një kandidat presidencial në të ardhmen, fokusi për 12 muajt e ardhshëm do të jetë në zgjedhjet për Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin. Ndërkohë, Trump, u përgjigj duke thënë: “Më vjen keq ta shoh Elon Musk që ka dalë plotësisht nga binarët”.

Musk filloi të fliste hapur për idenë e një partie të re gjatë një përplasjeje publike me Trump, gjatë së cilës ai e kritikoi ashpër për planet e tij për rritjen e shpenzimeve qeveritare.