Mustafa - Deharit pasi insistoi për votim të fshehtë: Qasja e VV është mshele gojën, voto qysh t’thojmë na - Gazeta Express
string(101) "mustafa-deharit-pasi-insistoi-per-votim-te-fshehte-qasja-e-vv-eshte-mshele-gojen-voto-qysh-tthojme-na"

Lajme

Gazeta Express

06/07/2025 20:48

Mustafa – Deharit pasi insistoi për votim të fshehtë: Qasja e VV është mshele gojën, voto qysh t’thojmë na

Lajme

Gazeta Express

06/07/2025 20:48

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, i ka reaguar kryesuesit të seancës Avni Dehari, i cili ka thënë se Do të ishte shkelje kushtetuese nëse do të pyeteshin deputetët se a jeni për votim të fshehtë apo jo.

Sipas Mustafës qasja e VV-së dhe Deharit është e llojit “mshele gojën, voto qysh t’thojmë na, nuk pyetësh ti për kurrgjë”.

“Do të ishte shkelje kushtetuese nëse do të pyeteshin deputetët se a jeni për votim të fshehtë apo jo” paska thënë Dehari. Ndërsa vendimi i tij, pa pyet askend, për të ndryshuar mënyrën e votimit, qenka kushtetues.  Pra, sipas tij, deputetët s’bën me i pyet, ata veq duhet me ulë kryet edhe me votu. Kjo është pra mendësia e tyre: Mshele gojën, voto qysh t’thojmë na, nuk pyetësh ti për kurrgjë”, ka shkruar Mustafa.

Që nga prilli Kuvendi i Kosovës nuk po mund të konstituohet, përkundër asaj që Gjykata Kushtetuese lëshoi një aktgjykim. /Gazeta Express