Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se besonte që diskutimet e tij me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, të hënën do të ndihmonin në avancimin e bisedimeve mbi lirimin e pengjeve në Gaza dhe marrëveshjen e armëpushimit që negociatorët izraelitë rifilluan në Katar të dielën.
Negociatorët izraelitë që marrin pjesë në bisedimet për armëpushim kanë udhëzime të qarta për të arritur një marrëveshje armëpushimi sipas kushteve që Izraeli i ka pranuar, tha Netanyahu të dielën para se të hipte në aeroplanin e tij, ka raportuar Reuters, transmeton Gazeta Express.
Që nga tetori i vitit 2023 lufta në mes Izraelit dhe Hamasit ka vazhduar.