Sipas gazetarit të njohur të merkatos, Fabrizio Romano, sulmuesi suedez Viktor Gyökeres ka arritur marrëveshje totale me Arsenalin për kushtet personale të kontratës.
Ylli i Sporting Lisbonës ka njoftuar klubin portugez për dëshirën e tij për t’u bashkuar me “Topçinjtë”, duke e bërë të qartë se transferimi në Premier League është hapi që dëshiron ta bëjë në këtë verë.
Gyökeres, i cili ka pasur një sezon spektakolar me Sportingun dhe është një nga sulmuesit më të kërkuar në Evropë, tashmë e ka bërë pjesën e tij.
Tani pritet që Arsenal dhe Sporting të gjejnë një marrëveshje për kartonin e tij, transmeton Gazeta Express.