Shkodër, rekord rastesh nga të nxehtit, 200 pacientë në 24 orë - Gazeta Express
string(60) "shkoder-rekord-rastesh-nga-te-nxehtit-200-paciente-ne-24-ore"

Shqiperi

Gazeta Express

06/07/2025 13:17

Shkodër, rekord rastesh nga të nxehtit, 200 pacientë në 24 orë

Shqiperi

Gazeta Express

06/07/2025 13:17

I nxehti përvëlues ka sjellë fluks rekord pacientësh në urgjencën e Spitalit Rajonal të Shkodrës, ku vetëm në 24 orët e fundit janë paraqitur rreth 200 persona me probleme shëndetësore nga temperaturat e larta- një shifër që zakonisht regjistrohej vetëm në kulmin e gushtit.

Mjekët shprehen të shqetësuar se mes pacientëve po shtohen edhe të rinjtë, jo vetëm të moshuarit. Ndërkohë, edhe qendra shëndetësore verore në Velipojë raporton rritje të ndjeshme të rasteve, çka lidhet me numrin më të lartë të pushuesve këtë verë.Bluzat e bardha apelojnë për kujdes të veçantë nga i nxehti, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.