Qendrat shëndetësore të ngritura përgjatë vijës bregdetare për sezonin turistik po përballen me një numër të lartë pacientësh thuajse çdo ditë, për shkak të rritjes së fluksit të pushuesve.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale pamje nga puna e përditshme e mjekëve dhe infermierëve të qendrës verore në Palasë, ku thekson: “Në bregdetin e bukur të Palasës, ku vera sjell mijëra pushues, Qendra Shëndetësore Verore është në gatishmëri çdo ditë për të ofruar ndihmë të parë dhe këshilla mjekësore.”