Policia e Tiranës ka arresuar tre persona të cilët akuzohen për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe “Prostitucion”.
Në pranga kanë rënë dy shtetaset e huaja A. D., 33 vjeçe dhe D. T., 22 vjeçe dhe 36-vjeçari shqiptar, shtetasi V.K.
Gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient të përbashkët, u gjet dhe sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë, e poseduar nga shtetasi V. K.