Ekstradohet nga Dubai shqiptari në kërkim, i përfshirë në trafik ndërkombëtar droge - Gazeta Express
string(82) "ekstradohet-nga-dubai-shqiptari-ne-kerkim-i-perfshire-ne-trafik-nderkombetar-droge"

Lajme

Gazeta Express

06/07/2025 10:48

Ekstradohet nga Dubai shqiptari në kërkim, i përfshirë në trafik ndërkombëtar droge

Lajme

Gazeta Express

06/07/2025 10:48

33-vjeçari shqiptar i shumëkërkuar nga autoritetet italiane, Fatjon Gjonaj, u ekstradua nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Itali, ku akuzohet për pjesëmarrje në një organizatë kriminale të përfshirë në trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Gjonaj, i njohur edhe me nofkën “Don Bobi”, ishte në arrati që nga dhjetori i vitit 2023, pas një urdhri arresti të lëshuar nga gjykata e Milanos, në kuadër të hetimeve të kryera nga Sektori i Antidrogës i Policisë së Shtetit të Milanos, nën drejtimin e Prokurorisë Antimafia. Ai është i dyshuar për lidhje me atentatin ndaj “mbretit të kokainës” në Milano.

Masat hetimore kundër Gjonajt kanë lidhje me hetimet për atentatin e 12 prillit 2019, ndaj Enzo Anghinelli, i njohur dikur si “mbreti i kokainës” në Milano, sipas medias italiane.

Për këtë atentat, autoritetet italiane kanë dënuar në shkallë të parë si autorin ekzekutues ashtu edhe urdhëruesin e dyshuar të sulmit. Gjonaj u lokalizua dhe arrestua më 3 qershor 2025në Emiratet e Bashkuara Arabe.