Trent Alexander-Arnold me mesazh prekës për Diogo Jotën: Ishte me mua në fushë - Gazeta Express
string(77) "trent-alexander-arnold-me-mesazh-prekes-per-diogo-joten-ishte-me-mua-ne-fushe"

Futboll

Gazeta Express

06/07/2025 8:57

Trent Alexander-Arnold me mesazh prekës për Diogo Jotën: Ishte me mua në fushë

Futboll

Gazeta Express

06/07/2025 8:57

Trent Alexander-Arnold ka prekur zemrat e tifozëve me një deklaratë emocionale pas fitores së Real Madridit ndaj Borussia Dortmundit në Kupën e Botës për Klube.

Anglezi, që e ndihmoi skuadrën e tij me një asist, tha se gjatë gjithë ndeshjes e kishte ndjerë praninë e Diogo Jotës, ish-bashkëlojtarit të tij te Liverpooli, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident trafiku, së bashku me vëllain e tij, Andre Silva.

“[Jota] ishte një nga miqtë e mi më të ngushtë. Jam i sigurt që ai do të donte të vazhdoja dhe të jepja më të mirën për ekipin. Ai ishte me mua, e ndjeva praninë e tij në fushë”, tha Alexander-Arnold.

Mbrojtësi anglez foli me mall për Jotën, duke e përshkruar si një person që “ndriçonte çdo dhomë ku hynte” dhe shtoi se kujtimi për të “nuk do të harrohet kurrë”.

Funerali i përbashkët i Diogo Jotës dhe vëllait të tij u mbajt të shtunën në Portugali, ndërsa bota e futbollit vazhdon të nderojë figurën e tij me gjeste të shumta respekti.