Ka vdekur në QKUK një person i cili ishte lënduar “në rrethana të panjohura” derisa po punonte në një fabrikë të tullave në Gjakovë.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.
“ASGJËSIM, DËMTIM OSE HEQJA E PAJISJEVE MBROJTËSE DHE RREZIKIMI I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS- Gjakovë / 05.07.2025 – 21:55. Viktima m/k në vendin e tij të punës në një fabrikë të tullave në rrethana të panjohura ka pësuar lëndime të rënda. Viktima fillimisht është dërguar për tretman mjekësor në QE-Gjakovë dhe pastaj në QKUK, mirëpo dyshohet për shkak të lëndimeve të rënda, rreth orës 00:20’ të datës 06.07.2025 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.”
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...