Messi shkëlqen si në kohët e vjetra, dy gola dhe asist në fitoren e Inter Miamit - Gazeta Express
string(79) "messi-shkelqen-si-ne-kohet-e-vjetra-dy-gola-dhe-asist-ne-fitoren-e-inter-miamit"

Futboll

Gazeta Express

06/07/2025 8:17

Messi shkëlqen si në kohët e vjetra, dy gola dhe asist në fitoren e Inter Miamit

Futboll

Gazeta Express

06/07/2025 8:17

Lionel Messi ka pasur një natë magjike futbolli, duke na kujtuar ato kohërat e vjetra me Barcelonën.

Inter Miami shënoi fitore 1:4 ndaj Montreal në kuadër të MLS, shkruan Gazeta Express.

Me dy gola dhe një asist, Messi ishte më i miri i ndeshjes.

Fillimisht, argjentinasi asistoi për Allende, i cili shënoi në minutën e 33-të për të barazuar shifrat në 1:1.

Shtatë minuta më vonë, Messi shënoi gol të bukur për të përmbysur rezultatin.

E Messi realizoi sërish në minutën e 60-të për 1:4, duke bërë një depërtim fantasrttik në zonë.

Me këtë fitore, Inter Miami tani është në vendin e gjashtë me 32 pikë, por ka katër ndeshje më pak se shumica e ekipeve tjera.