Moti për sot dhe ditët tjera - Gazeta Express
string(28) "moti-per-sot-dhe-ditet-tjera"

Lajme

Gazeta Express

06/07/2025 6:53

Moti për sot dhe ditët tjera

Lajme

Gazeta Express

06/07/2025 6:53

Sot në Kosovë na pret mot shumë i nxehtë. Paradite do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të pakta lokale. Pasdite me diell dhe vranësira të cilat në disa zona pritet të zhvillohen dhe të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë, kryesisht në juglindje të vendit dhe në disa zona tjera kodrinore-malore.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 34 deri në 37 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të Dielën pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Temperaturat pritet të arrijnë deri në 40 gradë Celsius në zonat më të nxehta.

Pasdite në juglindje të Shqipërisë dhe veriperëndim të Maqedonisë së Veriut priten rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë, lokalisht edhe në ndonjë rajon tjetër mund të ketë ndonjë stuhi të izoluar.

E hëna pritet të jetë shumë e nxehtë dhe me diell. Do të ketë fuqizim të erërave jugore dhe jugperëndimor. Të Martën destabilizim i motit, me ulje graduale të temperaturave dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Më shumë rrebeshe priten në veri të Shqipërisë, ndërsa në viset tjera rrebeshet do të jenë afatshkurtra dhe të karakterit lokal.

Nga e Mërkura dukshëm më freskët dhe me rrebeshe lokale, afatshkurtra shiu./MeteoBallkan