Policia me njoftim zyrtar: Numri i telefonit nga i cili erdhi kërcënimi ndaj Kuvendit dyshohet se është nga Serbia - Gazeta Express
string(113) "policia-me-njoftim-zyrtar-numri-i-telefonit-nga-i-cili-erdhi-kercenimi-ndaj-kuvendit-dyshohet-se-eshte-nga-serbia"

Lajme

Gazeta Express

05/07/2025 22:36

Policia me njoftim zyrtar: Numri i telefonit nga i cili erdhi kërcënimi ndaj Kuvendit dyshohet se është nga Serbia

Lajme

Gazeta Express

05/07/2025 22:36

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke zhvilluar hetime intensive lidhur me rastin e kërcënimit me mjet shpërthyes, që ndodhi sot në orët e paraditës në Kuvendin e Kosovës.

Policia njofton se, kërcënimi dyshohet se ka ardhur përmes një thirrjeje telefonike nga një numër që besohet të jetë nga Serbia. Policia, në bashkëpunim me institucionet tjera të sigurisë dhe prokurorinë kompetente, ka ndërmarrë të gjitha masat për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e përgjegjësve.

“Hetimet janë në fazë intensive dhe përfshijnë edhe bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë të sigurisë, me qëllim të lokalizimit të mjeteve dhe rrjeteve të komunikimit që janë përdorur në këtë kërcënim,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Autoritetet theksojnë se siguria e objekteve shtetërore dhe e qytetarëve mbetet prioritet dhe se rasti po trajtohet me seriozitet të lartë.