Tragjedi në Istog: Një vajzë 2-vjeçare mbytet në një pishinë familjare - Gazeta Express
string(69) "tragjedi-ne-istog-nje-vajze-2-vjecare-mbytet-ne-nje-pishine-familjare"

Lajme

Gazeta Express

05/07/2025 21:48

Tragjedi në Istog: Një vajzë 2-vjeçare mbytet në një pishinë familjare

Lajme

Gazeta Express

05/07/2025 21:48

Një fëmijë 2-vjeçar është mbytur sonte, në një pishinë familjare. Tragjedia ka ndodhur në fshatin Zallq të Istogut.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 19:40, policia është njoftuar për një rast në fshatin Zallq të Komunës së Istogit. Një fëmijë e gjinisë femërore është mbytur në një pishinë familjare. Është dërguar urgjentisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare. Sipas mjekëve, viktima ka arritur pa shenja jete”, ka thënë Gashi.

Gashi thotë se për rastin është njoftuar prokurori dhe se kanë nisur hetimet.