Alarmi për bombë, Çitaku: Kuvendi s’është hotel as restorant, sektori i sigurisë u dëmtua në qeverinë Kurti - Gazeta Express
string(103) "alarmi-per-bombe-citaku-kuvendi-seshte-hotel-as-restorant-sektori-i-sigurise-u-demtua-ne-qeverine-kurti"

Lajme

Gazeta Express

05/07/2025 21:22

Alarmi për bombë, Çitaku: Kuvendi s’është hotel as restorant, sektori i sigurisë u dëmtua në qeverinë Kurti

Lajme

Gazeta Express

05/07/2025 21:22

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, në fjalën e saj të mbajtur në foltoren e Kuvendit, pas seancës konstituive, u deklarua rreth alarmit të rrejshëm me bombë që u bë sot. Ajo tha se Kuvendi i cili është institucioni më i lartë në vend u turpërua, shkruan Gazeta Express.

Çitaku deklaroi edhe se, rasti i sotëm e ka shpërfaqur dëmtimin që i është bërë mekanizmave të sigurisë nga qeveria e ‘‘mëparshme’’ Kurti.

Deputetja, tha edhe se, Kuvendi nuk është as hotel e restorant ku hyjnë njerëzit pa asnjë lloje kontrolle, dhe se, kush është institucioni që ka vlerësuar shkallën e rrezikshmërisë sot në Kuvend.

‘‘Në fund fare, sot të gjithë ishim dëshmitarë të një situate që shkaktoi panik, mirëpo e cila në të njëjtën kohë shpërfaqi dëmtimin e skajshëm të mekanizmave të sektorit të sigurisë në këtë vend nga Qeveria e mëparshme Kurti. Si është mundur që një telefonatë anonime, ta detyrojë kuvendin të braktisë seancën, 120 deputetë të largohen nga salla pa asnjë lloj verifikimi dhe vlerësimi. Kush është ai mekanizëm dhe ai institucion që ka vlerësuar shkallën e rrezikshmërisë sot në Kuvend. Ky është institucioni më i lartë i vendit, nuk është as hotel as restorant ku hyn e dalin njerëz pa asnjë lloj kontrolle. Si është e mundur që institucioni më i lartë në vend është turpëruar në formën çfarë u turpërua sot. Dhe përtej turpit u shkaktua frikë e panik anekënd. Edhe njëherë i bëj thirrje deputetit Kurti që të reflektojë, Kosova është më e madhe se ai’’, ka deklaruar ajo. /GazetaExpress