Ambasadori i Serbisë në SHBA, Dragan Shutanovac, ka zhvilluar një bisedë që ambasada e Serbisë në Uashington e përshkruajti si të “shkurtër por domethënëse” me Sekretarin e Shtetit Marco Rubio. Lajmi u bë i ditur nga Ambasada e Serbisë përmes një postimi në rrjetin social X, të shoqëruar me simbole miqësie – flamujt amerikan dhe serb të ndarë nga një emotikon me duar të shtrënguara.
Gjatë këtij takimi, Shutanovac tha se “ka ardhur koha për marrëdhënie strategjike midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, një qëndrim që gjeti përgjigje pozitive nga Rubio, i cili u shpreh: “Jemi dakord, është një nga prioritetet e mia kryesore”, shkruan Kossev, transmeton Gazeta Express.
Ambasada e Serbisë publikoi edhe një video të momentit kur Shutanovac i afrohet Rubio-s gjatë një ceremonie, prezantohet si ambasadori i Serbisë dhe i zgjat dorën.
Sipas Kossev, kjo nismë diplomatike erdhi menjëherë pas deklaratës së Ministrit të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriç, i cili një ditë më parë kishte folur për një “miqësi strategjike” me SHBA-të.
Ambassador of Serbia Dragan Šutanovac had a brief but meaningful conversation with Secretary Marco Rubio.
— Serbia in USA (@SRBinUS) July 5, 2025
After Šutanovac emphasized that the time has come for strategic relations between Serbia and the United States, Rubio responded: “We agree, it’s one of my top priorities!”… pic.twitter.com/mhswgFfEaV