Murati fajëson opozitës: Nuk ka ndryshim të rendit të ditës, është shpifje - Gazeta Express
string(72) "murati-fajeson-opozites-nuk-ka-ndryshim-te-rendit-te-dites-eshte-shpifje"

Lajme

Gazeta Express

05/07/2025 20:48

Murati fajëson opozitës: Nuk ka ndryshim të rendit të ditës, është shpifje

Lajme

Gazeta Express

05/07/2025 20:48

Në seancën e 42-të ku dështoi përsëri konstituimi i Kuvendit, seputeti i VV’së, Hekuran Murati thotë se opozita po vazhdon me shkeljen e Kushtetutës.

“Është për keqardhje qëndrimi i vazhdueshëm i partive opozitare dhe shkelja e Kushtetues në vazhdimësi”.

Murati thotë se nuk u ndryshua rendi i ditës, por është vetëm pretendim, dhe shpifje e opozitës.

“I dëgjuat derisa tentonin të uzurponin foltoren duke pretenduar se ka shkelje kushtetuese kur në fakt kryesuesi i seancës e theksoj qartë se bëhet fjalë për pikën 3 të rendit të ditës që është votimi i kryetarit të Kuvendit. Pra nuk ka ndryshim të rendit të ditës. Është shpifje, e pavërtetë”, tha Murati.