Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Jehona Lushaku Sadriu, gjatë fjalës së marrë në foltoren e Kuvendit për të propozuar emrin për komisionin e fshehtë, tha se në emër të LDK-së propozon të respektohet kushtetuta, të mos shkelet ajo dhe të procedohet me rendin e ditës.
‘’Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kemi një propozim të vetëm. Të respektohet kushtetuta dhe të mos shkelet ajo. Andaj, procedoni në bazë të rendit të ditës’’, tha ajo.