Përsëri ka dështuar edhe seanca e 42’të për konstituimin e Kuvendit.
Ganimete Musliu nga PDK’ja ka kërkuar që të respektohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës.
“Kërkoj në emër të PDK që ky Kuvebnd e kjo seancë të kthehet në rendin e ditës, të respektohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës”.
Derisa Musliu ishte duke e mbajtur fjalimin, kryesuesi i seancës, Avni Dehari ia ndali mikrofonin.
Musliu nuk u ndal për një kohë dhe fliste pa mikrofon, në një moment dëgjohet duke thënë “A më e rëndësishme është Albulena Haxhiu apo Republikës së Kosovës”.