Alarmi për bombë, Çitaku: Po aq të rrezikshme janë prirjet totalitare që i kemi nga VV - Gazeta Express
string(84) "alarmi-per-bombe-citaku-po-aq-te-rrezikshme-jane-prirjet-totalitare-qe-i-kemi-nga-vv"

Lajme

Gazeta Express

05/07/2025 20:25

Alarmi për bombë, Çitaku: Po aq të rrezikshme janë prirjet totalitare që i kemi nga VV

Lajme

Gazeta Express

05/07/2025 20:25

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, deputetja Vlora Çitaku, tha se kërcënimi i sotëm me bombë në Kuvendin e Kosovës, fatmirësisht doli të jetë i rrejshëm.

Megjithatë, ajo tha se edhe më të rrezikshme se këto kërcënime, janë, sipas saj, prirjet totalitare të LVV-së.

“Po aq sa janë të rrezikshme dhe të trishtueshme sulmet që po i bëhen Kuvendit nga jashtë, qoftë me kërcënime të rrejshme, në aq e mos më shumë janë të rrezikshme prirjet totalitare që i kemi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe përpjekjet e tyre të vazhdueshme, tashmë pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, për të përmbysur rendin kushtetues”, u shpreh Çitaku.