Një ndeshje shumë dramatike u zhvillua në mes Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich në çerekfinalen e Kupës së Botës për Klube.
Parisienët triumfuan 2:0 në një ndeshje që pati një fund tejet interesant, shkruan Gazeta Express.
Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar, ndërsa ishin gjermanët që dominuan.
Krejt në fundin e pjesës së parë, Jamal Musiala e theu këmbën pas një përballje me portierin italian, Gianluigi Donnarumma.
Në minutën e 78-të, Desire Doue realizoi një gol të bukur për epërsinë fillestare të kampionit të Europës.
Pesë minuta më vonë, Pacho u ndëshkua direkt me karton të kuq.
E në minutën e dytë shtesë, Lucas Hernandez po ashtu e mori kartonin e kuq, pas goditjes me bërryl, duke e lënë PSG-në me dy lojtarë më pak në fushë.
Por, në minutën e shtatë shtesë, Ousmane Dembele arriti të realizonte për 2:0.
Dy minuta më vonë, gjyqtari akordoi penallti për Bayern Munichun, por pas rishikimit me VAR, penalltia u anulua.
Në gjysmëfinale, PSG do ta presë fituesin e ndeshjes mes Real Madridit dhe Borussia Dortmundit.