Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, është deklaruar para vazhdimit të seancës konstituive, duke thënë se procedurat si dhe aktvendimi i Kushtetueses janë të kjarta, duke deklaruar që së pari duhet të përfundohet një proces, e që është votimi i komisionit për votim të fshehtë të kryetarit të Kuvendit, shkruan Gazeta Express.
Ajo ka kritikuar edhe partitë e ish-opozitës për mos votim, duke thënë se askush s’po flet për këtë punë.
‘‘Këto janë procedurat janë shumë të kjarta. Është rregullorja e kuvendit që e përcakton shumë kjartazi procesin. Aktvendimi i Kushtetueses, thotë shumë kjartazi që mund të votohet në dy forma, në të hapur dhe në të fshehtë. Kemi një proces që duhet ta përfundojmë. Duhet t’i respektojmë procedurat, dhe një ndër procedurat është votimi, sido që veprojmë nëse dalim prej votimit, tani jemi në procedurë të votimit të fshehtë, mund të votohet kundër dhe mund të kthehemi. Duhet të procedojmë së pari me një proces që jemi pastaj të kthehemi të procesi tjetër. Njëra ndër to që është dashtë të respektohet nga opozita qysh në fillim , e që është kjartë është votimi, duhet të votohet, kjo s’është respkektuar. Dhe askush nuk po flet për këtë punë, askush nuk e përmend faktin që ka deputet që nuk kanë votuar. Ky është problem shumë i madh’’, ka thënë ajo. /GazetaExpress