Gruaja pas arkivolit të Diogos - Nëna, babai e gjyshi i Diogo Jotës e Andre Silvas zemërthyer - Gazeta Express
string(90) "gruaja-pas-arkivolit-te-diogos-nena-babai-e-gjyshi-i-diogo-jotes-e-andre-silvas-zemerthyer"

Sport

Gazeta Express

05/07/2025 12:55

Gruaja pas arkivolit të Diogos – Nëna, babai e gjyshi i Diogo Jotës e Andre Silvas zemërthyer

Sport

Gazeta Express

05/07/2025 12:55

Diogo Jota dhe vëllai i tij u përcollën në banesën e fundit, pranë kishës në qytetin e Gondomarit

Dy vëllezërit, Diogo Jota dhe André Silva, po përcillen në banesën e fundit në varrezat pranë kishës në qytetin e tyre të lindjes, Gondomar – vetëm pak metra larg nga vendi ku u mbajt ceremonia mortore.

Procesioni funeral ka nisur drejt varrezave, ndërsa të afërm dhe miq shoqërojnë arkivolet e dy të ndjerëve në heshtje e dhimbje të thellë.

Turma e madhe e të pranishmëve – familjarë, miq, të dashur – ecën ngadalë, duke u mbështetur tek njëri-tjetri për forcë. Tifozët dhe qytetarët e mbledhur jashtë i shoqërojnë me duartrokitje të ndjera, si një akt nderimi për jetën dhe trashëgiminë që lanë pas Diogo dhe André.

Gruaja e Jotas u pa pas arkivolit të Diogos.

Derisa nëna, babai e gjyshi i Diogo Jotës e Andre Silvas u panë zemërthyer.

Ky është kulmi i një dite të mbushur me emocione të forta, ku sporti, familja dhe dashuria për të ndjerët janë bashkuar në një moment të përbashkët trishtimi e nderimi./GazetaExpress/