Kadrijaj pas kërcënimit me bombë: Është në dorën e policisë të zbulojë rastin dhe kush e bëri telefonatën - Gazeta Express
string(105) "kadrijaj-pas-1kercenimit-me-bombe-eshte-ne-doren-e-policise-te-zbuloje-rastin-dhe-kush-e-beri-telefonaten"

Lajme

Gazeta Express

05/07/2025 11:28

Kadrijaj pas kërcënimit me bombë: Është në dorën e policisë të zbulojë rastin dhe kush e bëri telefonatën

Lajme

Gazeta Express

05/07/2025 11:28

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka reaguar pas situatës së krijuar në Kuvendin e Kosovës, ku u raportua për një kërcënim me bombë, duke kërkuar nga organet e sigurisë që ta hetojnë rastin dhe ta identifikojnë personin përgjegjës, raporton Ekonomia Online.

Ajo ka thënë se hetimi dhe zbulimi i burimit të telefonatës është përgjegjësi e Policisë së Kosovës.

“Është në dorën e policisë me zbulu rastin edhe nga ka ardhur ajo n’telefonat. Sepse nëse angazhohen, do të gjejnë se kush ka bërë këtë informatë”, tha Kadrijaj.