Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, tha pasojat nga bllokada në Kuvend janë më shumë për qytetarët e Kosovës dhe e quajti “një lloj kapje e institucioneve nga Lëvizja Vetëvendosje”.
“Pasojat janë për qytetarët më së shumti nga ky ngërç politik dhe nga kjo bllokadë – mos ta quaj edhe një lloj kapje e institucioneve nga Lëvizja Vetëvendosje dhe besoj që të gjithë të tjerët duhet të japin kontributin e tyre që të kemi institucione të reja”.
Ai tha se nga Gjykata Kushtetuese po kërkojnë një sqarim.
“Ne po kërkojmë asgjë më shumë sesa një sqarim në këtë ngurtësinë politike ose në këtë ballafaqimin që po e kemi me z.Dehari si udhëheqës i seancës konstituive. Mënyrën se si po udhëhiqet seanca është në mënyrën e agjendës së Lëvizjes Vetëvendosje, jo të Kushtetutës dhe jo të rregullores së punës së Kuvendit. Ndoshta një qartësim më i shpejtë do të ishte edhe domosdoshëmri, por edhe kërkesë në fund të fundit
Kreditimi Rural i Kosovës (KRK), është një institucion mikrofinanciar në Kosovë, që do të përfitojë një kredi prej 10...