Nis ceremonia e funeralit të Diogo Jotës dhe vëllait të tij, konfirmohet mungesa e Ronaldos - Gazeta Express
string(90) "nis-ceremonia-e-funeralit-te-diogo-jotes-dhe-vellait-te-tij-konfirmohet-mungesa-e-ronaldos"

Sport

Gazeta Express

05/07/2025 11:18

Nis ceremonia e funeralit të Diogo Jotës dhe vëllait të tij, konfirmohet mungesa e Ronaldos

Sport

Gazeta Express

05/07/2025 11:18

Arkivolet janë futur brenda në kishë dhe tingujt e kambanave janë zëvendësuar nga tinguj të butë të instrumenteve me tela, ndërsa të pranishmit nisin të hyjnë ngadalë në ambientin e brendshëm.

“Shumë nga të pikëlluarit po përpiqen të ngushëllojnë njëri-tjetrin teksa ecin me kokat ulur drejt kishës. Mbizotëron heshtja absolute. Atmosfera është thellësisht emocionale dhe prekëse — një moment që flet më shumë se fjalët”, raporton “Daily Mail”.

Ndërkohë, sipas “The Mirror”, Federata Portugeze e Futbollit ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo nuk është i pranishëm në funeral.

Jota dhe vëllai i tij humbën jetën në një aksident automobilistik pranë provincës spanjolle të Zamorës, në orët e para të së enjtes.

Ngjarja ndodhi rreth orës 00:30 me orën lokale, sipas njoftimit të Guardia Civil të Spanjës.

Jota ishte këshilluar të mos udhëtonte me avion pas një ndërhyrjeje të vogël kirurgjikale, ndaj po udhëtonte me makinë për të kapur tragetin që do ta kthente në Angli, ku pritej të fillonte përgatitjet për sezonin e ri të hënën./GazetaExpress/