Lorenzo Insigne është gati për t’u rikthyer në Serie A dhe për t’u ribashkuar me trajnerin e tij të dikurshëm te Napoli, Maurizio Sarri, te Lazio, por kjo mund të ndodhë vetëm pas shtatorit.
Insigne pati momentet më të mira të karrierës së tij duke punuar me Sarrin te Napoli dhe nuk arriti më të shfaqte të njëjtin nivel, sidomos pas transferimit te Toronto FC në vitin 2022.
Sulmuesi ka zhvilluar 139 ndeshje nën drejtimin e Sarrit te Napoli, duke shënuar 47 gola dhe dhënë 34 asistime.
Tashmë është sërish një lojtar i lirë pasi ka ndërprerë kontratën me klubin kanadez me marrëveshje të ndërsjellë dhe, në moshën 34-vjeçare, nuk ka ndërmend të tërhiqet ende nga futbolli.
“Football Italia” raporton se Insigne dhe Sarri kanë pasur kontakt për të diskutuar situatën dhe të dy janë entuziastë për një ribashkim te Lazio.
Reprezentuesi i Italisë ka edhe oferta të tjera, konkretisht nga Udinese dhe Parma, ndërsa ka edhe interes të lehtë nga Fiorentina, por ai do të preferonte menjëherë të punonte sërish me Sarrin.
Problemi kryesor është se Lazio aktualisht ndodhet nën një embargo transferimesh për shkak të shkeljes së parametrave financiarë dhe nuk mund të firmosë me asnjë lojtar deri në janar, edhe nëse është i lirë.
Megjithatë, është e mundur që deri në shtator të gjenerohen fonde të mjaftueshme për të zhbllokuar këtë embargo dhe për të lejuar transferimet e lira, ndaj Insigne është i gatshëm të presë deri atëherë.
Kreditimi Rural i Kosovës (KRK), është një institucion mikrofinanciar në Kosovë, që do të përfitojë një kredi prej 10...