Arrestimi i kandidatit për kryetar të Drenasit Naim Bazaj, iu gjetën 7 armë e 290 fishekë - çfarë thotë policia - Gazeta Express
string(108) "arrestimi-i-kandidatit-per-kryetar-te-drenasit-naim-bazaj-iu-gjeten-7-arme-e-290-fisheke-cfare-thote-policia"

Lajme

Gazeta Express

05/07/2025 9:21

Arrestimi i kandidatit për kryetar të Drenasit Naim Bazaj, iu gjetën 7 armë e 290 fishekë – çfarë thotë policia

Lajme

Gazeta Express

05/07/2025 9:21

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth rastit të arrestimit të ish-kryesuesit të Kuvendit Komunal në Drenas, Naim Bazaj.

Ai po dyshohet për “detyrim” dhe “prezantim të rremë” dhe në nën dyshimin për këto vepra, policia ka kontrolluar shtëpinë e tij ku ka gjetur shtatë armë zjarri, 290 fishekë, një telefon mobil dhe një kontratë.

“Prishtinë  01.04.2025 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprat e cekura më lartë. Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse janë gjetur dhe sekuestruar shtatë armë zjarri, 290 fishekë, një telefon mobil dhe një kontratë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Naim Bazaj, ditë më parë, në emisionin “Frontal” e kishte konfirmuar pjesëmarrjen ne garën për kryetar të Komunës së Drenasit.