Asllani e Suedia shënojnë fitore në ndeshjen e parë të EURO-s - Gazeta Express
string(61) "asllani-e-suedia-shenojne-fitore-ne-ndeshjen-e-pare-te-euro-s"

Sport

Gazeta Express

04/07/2025 20:51

Asllani e Suedia shënojnë fitore në ndeshjen e parë të EURO-s

Sport

Gazeta Express

04/07/2025 20:51

Futbollistja Kosovare Asllani ka dhënë kontribut të madh në fitoren e Përfaqësueses së Suedisë.

Suedia shënoi fitore ndaj Danimarkës me rezultat 1:0 të premten mbrëma, në kuadër të Kampionatit Evropian për futbolliste që po zhvillohet në Zvicër.

Golin vendimtar e realizoi Filippa Angeldal në minutën e 55-të, pas një asistimi nga Kosovare Asllani.

Asllani, 35-vjeçare dhe kapitene e kombëtares suedeze, luajti deri në minutën e 83-të të ndeshjes.

Suedia bën pjesë në Grupin C së bashku me Gjermaninë, Poloninë dhe Danimarkën.