Zyrtare: Albin Krasniqi prezantohet te Kolos Kovalivka në Ukrainë - Gazeta Express
string(64) "zyrtare-albin-krasniqi-prezantohet-te-kolos-kovalivka-ne-ukraine"

Sport

Gazeta Express

04/07/2025 19:26

Zyrtare: Albin Krasniqi prezantohet te Kolos Kovalivka në Ukrainë

Sport

Gazeta Express

04/07/2025 19:26

Mesfushori i njohur kosovar, Albin Krasniqi tashmë do ta vazhdojë karrierën jashtë Kosovës.

Krasniqi i është bashkuar Kolos Kovalivkas në Ukrainë, si transferim i lirë, duke qenë së fundmi pjesë e Prishtinës.

Albini te Kovalivka do ta gjejë edhe një “Krasniq” tjetër, Ilirin, i cili iu bashkua klubit vitin e kaluar nga Llapi.

Albin Krasniqi sezonin e kaluar arriti të shënojë gjashtë gola e të dhurojë katër asistime në të gjitha garat, duke e fituar Kupën e Kosovës me Prishtinën.

Në Superligën e Kosovës, Krasniqi ishte paraqitur edhe me Ferizajn e Dritën. Me këtë të fundit kishte luajtur edhe në kualifikimet e Ligës së Kampionëve dhe të Ligës së Konferencës.

Krasniqi ishte i ftuar edhe për një ndeshje miqësore te kombëtarja e Kosovës, atë ndaj Suedisë, që Kosova e humbiste 1-0./GazetaExpress/