Mendimi për motin: Nxehtë në fundjavë - javën e ardhshme rënie e temperaturave - Gazeta Express
string(75) "mendimi-per-motin-nxehte-ne-fundjave-javen-e-ardhshme-renie-e-temperaturave"

Gazeta Express

04/07/2025 18:45

Mendimi për motin: Nxehtë në fundjavë – javën e ardhshme rënie e temperaturave

Gazeta Express

04/07/2025 18:45

Mot shumë i nxehtë do të vazhdoj të mbretëroj përgjatë ditëve të fundjavës në vend, të dominuar nga kushte kryesisht me kthjellime e diell. Ditën e shtunë me zhvillime të vransirave përreth zonave malore, më vonë padsite shfaqen mundësi për ndonjë rrebesh shiu. Temperaturat minimale zbresin deri në 16C e 18C. Maksimalet shkojnë deri në 33C e 36C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare verilindore 4-10m/s.

Ditën e diel temperaturat maksimale sërish shënojnë rritje deri në 36C e 38C. Të larta mbesin edhe ditën e hënë ndërmjet 35C e 38C, e të martën zbresin lehtazi në 33. Ditën e mërkurë parashihen kalime më të shumta vransirash, që aty këtu japin kushte për ndonjë rrebesh shiu. Temperaturat pësojnë rënie deri në 24C e 25C. Nga dita e diel frynë erë jugperëndimore mesatare e mesatarisht e fuqishme me hove deri në 10 e 15m/s.